User:Denada0211

From Wikipedia, the free encyclopedia

Çidhën, Dibër, Çidhna është një fshat i vogël në periferi të qytetit të peshkopis. - Në shkëmbin e vogël djathtas Fotos ndodhet Kalaja e Skënderbeut (Qaf Kalaja) - Në të majtë të Qaf Kalasë, në shpatin e kalasë quhet Troje, ndodhen vendbanime të hershme, madje krahasohen me vendbanimet e Komanit. - Në këto male janë mbi 27 Shpella, pjesa me e madhe e banueshme, në kohë rreziku. - Po në të majtë quhet Gjalica, është bërë një kanal vaditës në Shkëmb gjatësi rreth 3 km, thellesi 2m, në lartësi mbi 300m i vetmi ne llojin e tij, buron nga liqenet e Lurës dhe një rrugë këmbësore e rrezikshme, por tmerrsisht e bukur të çon në Gurë Lurë. - Poshtë majave të maleve rrjedh Lumi SETA, dhe kanioni po me të njëjtin emër, që ofrojnë pamje fantastike. - Në rrjedhën e Lumit Seta, janë disa burime kryevepër, si Shpella dhe burimi SAPONIKA, shpella dhe burimi KLLOXHNESHA, burimi RESNËS, RASATI.