User:Sidorita Domi

From Wikipedia, the free encyclopedia

"Fake News" në rrjetet sociale

"Falsiteti nis fluturimin dhe e vërteta e ndjek nga pas duke çaluar" është shprehur irlandezi Jonathan Swift.Rrjetet sociale si Twitter apo Facebook porta,nga e cila kalojnë lajmet e rreme.

Me shpërthimin e rrjeteve sociale,lajmet e rreme janë bërë pjesë gjithmonë e më e rëndësishme e luftës politike jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë prej vendeve të zhvilluara. Lajme të rreme u përdorën gjerësisht gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zhvillimet e vrullshme të teknologjisë kanë bërë që sot lajmet e rreme të jenë më të lehta për t'u përhapur dhe më të vështira për t'u verifikuar. Media sociale gjithnjë e më shumë po i zë vendin shtypit tradicional si burim informacioni. Lajmet e rreme nuk janë asgjë e re. Ato kanë ekzistuar që prej shpikjes së makinës së Gutenbergut në vitin 1440. Lajmet e rreme janë cilësuar si informacione të pasakta që synojnë të mashtrojnë dhe të luajnë me ndjenjat e një audience të caktuar. Lajmet e rreme janë gjithmonë e më shumë të përhapura për arsye të klikimeve,ku nga kto të fundit vijnë dhe fitime të larta,gjë që i tundon njerëzit për të shkruar sa më shumë lajme të rreme.

Anëtari i AMA-s dhe petagogu i Departamentit të Gazetarisë, Zylyftar Bregu e sheh Fake News si sfidën për të vërtetën në media. Facebook apo fakebook?! Vetë rrjeti social facebook konfirmon se janë rreth 83 milionë andresa false ose fake profile. Këta njerëz imagjinarë,janë që nga profesionistët që e përdorin profilin e rremë për kërkime,studime apo eksperimente e deri te mashtruesit. "Personalisht mendoj se në këta 83 milionë profile false,rreth 830 mund të jenë studiues. Pjesa tjetër janë "kriminele virtualë" që më së paku ndotin oqeanin e informacionit e më së shumti bëjnë krime nga më të rëndat" shprehet Zylyftar Bregu. Një tjetër ekspert i njohur i medias është shprehur në një konferencë të mbajtur nga AMA se fenomeni "fake news" ka dhe anën e mirë.

Ai nxit mendimin për t'u rikthyer drejt bazave të gazetarisë profesioniste. "Nuk është problemi tek "fake news",problemi është tek "fake people"! Duke qenë se vetë njerëzit janë bërë fallso,s'kanë si të vijnë ndryshe për publikun dhe informacionet.