Jump to content

User:Argnesa/sandbox

From Wikipedia, the free encyclopedia
PËRPARIM RAMA
Born (1976-01-20) January 20, 1976 (age 48)
Prishtinë
EducationSbu London Bank University
Occupation(s)Arkitekt, Urbanist
Political partyDemocratic League of Kosovo
SpouseKristale Ivezaj
Children3

Përparim Rama është arkitekt dhe urbanist i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare.[1] Puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit, përfshirë “London Building Design Magazine” [2]. Veprimtaria arkitekturale e Ramës është shtrirë në shumë vende: Prishtinë, Kosovë; New York, SHBA; Ujdhesat Turks dhe Caicos; Londër, BM; Udinë, Itali; Kotor, Mal i Zi; Lagos, Nigeri; Bazel, Zvicërr; Pragë, Republika Çeke; Damask, Siri dhe Tiranë, Shqipëri.[3]

Jetëshkrimi[edit]

Përparim Rama, u lind në Prishtinë, më 20 janar 1976. [4]Babai i tij ishte piktor i njohur shqiptar, i cili, ndër vite ka pasur ekspozita të ndryshme rreth botës duke u vlerësuar për punën e tij dhe shpërblyer me çmime.[5] Në vitin 1992, kur Përparim Rama ishte vetëm 16-të vjeç u shpërngul në Britani të Madhe. [6] Në atë kohë, Kosova u bë pjesë e luftës për autonomi brenda ish-Jugosllavisë. Me përkeqësimin e situatës politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe vurjes së sanksioneve të shtetit të atëhershëm Jugosllav ndaj shqiptarëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shqiptarë u larguan nga postet publike si rezultat edhe prindërit e Përparimit mbetën të pa punë, pasi që të dy ishin mësimdhënës. Djem të rinj rekrutoheshin nga paramilitarët serbë dhe policia, për t'i dërguar në luftë kundër kroatëve, sllovenëve ose boshnjakëve. Në Britani të Madhe kërkoi azil i cili iu pranua menjëherë shkaku i situatës së rënduar politike. [7] [8] [9] [10]



Edukimi[edit]

Rama vazhdoi jetën e tij në Britani të Madhe, atje dhe përfundoi studimet. Pjesën e parë të studimeve universitare Bachelor i ka filluar në vitin 1995, në SBU London Bank University për arkitekturë dhe i ka përfunduar në vitin 1998. Nga viti 2001 deri në vitin 2003 vazhdoi pjesën e dytë të studimeve në Institutin Mbretëror të Arkitektëve Britanik. Pas studimeve bachelor, nga viti 2003 vazhdoi studimet për master DipArch në “University of East London”. Nga CECA (Centre for Evolutionary Computing in Architecture) u shpall Master i dalluar.[11] Gjatë studimeve të tij ka pasur profesorë si Paul Coates, Christian Derix, Robert Thum e Jeffrey Turko.[12]

Rama ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele, ndërkaq më parë ka punuar si këshilltar në Aeroportin e Southampton. Ai ka përvojë si mentor në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin Nottingham dhe bashkë-mbikëqyr Doktoraturat në Arkitekturën Gjeneruese dhe dizajnimin SMART të ndërtesave në programin MA dhe PHD në institutin SmartLab Media.[13]



Karriera, çmimet dhe shpërblimet[edit]

Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në histori me Pavilionin ‘Filigree Maker’’ ose ‘’Punuesi i filigranit’’, i cili u mirëprit pozitivisht nga mediat ndërkombëtare e posaçërisht nga Presidenti i Bienales Paulo Barata, i cili e quajti këtë projekt "Architecture Democracy".[14] Rama konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar. Ai po ashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të masterplanit për zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi”, 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon. Përparim Rama ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe arkitekturë për Newham Council dhe Tower Hamlets, në Londër. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Ai po ashtu është këshilltar/ kritik periodik në Universitetin Lindor si dhe është kritik periodik në Architectural Association. Rama dhe ndërmarrja e tij kanë fituar disa mirënjohje me projektet e tyre inovative. Veprat e tij janë publikuar në disa revista dizajni, duke përfshirë London Building Design Magazine si dhe ka qenë i intervistuar nga BBC, RAI, Gazeta The Times në temat që kanë të bëjnë me Arkitekturë dhe Urbanizëm. [15] Në vitin 2013 Përparim Rama bashkë me ekipin e tij në "World Interiors News Annual Award 2013" morën çmimin e parë duke mposhtur 1,600 kandidatë nga mbarë bota.[16]


Projektet[edit]

Në vitin 2017 Rama dhe ekipi i tij ishin caktuar të rregullojnë Oatlands Park Hotel, një hapësirë me vlera historike. Në këtë lokacion dikur ekzistonte Pallati i Madh Tudor. [17] Restauranti i njohur Zebrano in The City, në Londër është dizajnuar nga ai.[18] Kompania britaniko-shqiptare 4M group, me drejtor ekzekutiv Përparim Ramën ka qenë në mesin e finalistëve për shpërblimin SBID International Design Awards.[19] Ky është njëri nga çmimet më prestigjioze në Kalendarin Global për Dizajn.[20] Përparim Rama ishte pjesë e jurisë për çmimet e dizajnit të enterierit WIN Awards 2018. [21] Ai është fituesi i çmimit më të mirë për dizajnim të kafenesë në botë në kuadër të garës “World Interior News” në galerinë Saatchi në vitin 2013. [22] Njihet për angazhimin e tij në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër, në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në New York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë.[23]


Kandidatura për Kryetar Komune[edit]

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar Përparim Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë të vitit 2021. Abdixhiku përmes një njoftimi në Facebook ka konfirmuar se Rama, i cili ka jetuar e punuar në Londër, do të jetë kandidati me të cilin LDK-ja do të synojë ta kthejë në qeverisje Prishtinën.[24]

Jeta Personale[edit]

Përparim Rama është i martuar me Kristale Ivezaj dhe i kanë tre fëmijë, Arra Serafinë Rama, Tigër Rok Rama dhe Bron Nduë Rama. [25] [26]

Shih gjithashtu[edit]

Referencat[edit]

  1. ^ "Përparim Rama, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës". Albinfo. 2021-05-29. Retrieved 2021-08-06.
  2. ^ "BBC e CNN shkruajnë për të, kush është Përparim Rama, kandidati i LDK-së për Prishtinën". Kosova.Info. 2021-05-29. Retrieved 2021-08-06.
  3. ^ 3805226. "Nr 48". Issuu. Retrieved 2021-08-06. {{cite web}}: |last= has numeric name (help)
  4. ^ "Gara për Prishtinën – këta janë tre kandidatët zyrtar nga LDK, AAK dhe AKR". FaktePlus. 2021-05-31. Retrieved 2021-08-06.
  5. ^ "Kadrush Rama, Artist Portfolio at Albanian Arts". www.albanianarts.com. Retrieved 2021-08-06.
  6. ^ "Historia e Përparim Ramës në CNN: Dikur refugjat nga Kosova, tash sipërmarrës i suksesshëm (Video)". Telegrafi. 2015-09-19. Retrieved 2021-08-06.
  7. ^ "CNN sjell kujtimet e dhimbshme të shqiptarit Përparim Rama". Bota Sot. Retrieved 2021-08-06.
  8. ^ "Historia e emigrantit kosovar, Përparim Rama në CNN (VIDEO)". Klan Kosova (in al). 2015-09-19. Retrieved 2021-08-06.{{cite web}}: CS1 maint: unrecognized language (link)
  9. ^ "Për të shkruajnë mediat e botës: Kush është Përparim Rama që LDK-ja e zyrtarizoi kandidat për kryetar të Prishtinës". BotaPress (in Albanian). 2021-05-29. Retrieved 2021-08-06.
  10. ^ "PERPARIM RAMA-arkitekt me famë në Angli". Retrieved 2021-08-06.
  11. ^ "Arkitekti Përparim Rama emërohet kurator për përfaqësimin e Republikës së Kosovës ne Bienalen e Venezias - Lajmet - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit". www.mkrs-ks.org. Retrieved 2021-08-06.
  12. ^ "PERPARIM RAMA-arkitekt me famë në Angli". Retrieved 2021-08-06.
  13. ^ "Për të shkruajnë CNN e Bloomberg: Kush është Përparim Rama që LDK'ja pritet ta kandidojë për Prishtinën". Gazeta Express (in al). 2021-05-20. Retrieved 2021-08-06.{{cite web}}: CS1 maint: unrecognized language (link)
  14. ^ "Rrugëtimi i mërgimtarit nga Kosova, sot arkitekt i njohur në botë". Kosovajob.com. Retrieved 2021-08-06.
  15. ^ "Arkitekti Përparim Rama emërohet kurator për përfaqësimin e Republikës së Kosovës ne Bienalen e Venezias - Lajmet - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit". www.mkrs-ks.org. Retrieved 2021-08-06.
  16. ^ Kosova, Friends of. "Përparim Rama". Friends of Kosovo. Retrieved 2021-08-06.
  17. ^ Kosova, Friends of. "Përparim Rama". Friends of Kosovo. Retrieved 2021-08-06.
  18. ^ Dec 6, Toplica |; English | 0 |, 2015 | (2015-12-06). "Another slick interior in the heart of London by renowned Albanian architect Perparim Rama". UK (British) Albanians Network. Retrieved 2021-08-06. {{cite web}}: |first2= has numeric name (help)CS1 maint: numeric names: authors list (link)
  19. ^ Aug 2, Toplica |; English, 2017 |; Featured; News | 0 | (2017-08-02). "Voto: Kompania Britaniko-Shqiptare 4M Group, në mesin e finalistëve për shpërblimin SBID International Design Awards". UK (British) Albanians Network. Retrieved 2021-08-06. {{cite web}}: |first2= has numeric name (help)CS1 maint: numeric names: authors list (link)
  20. ^ "SBID International Design Excellence Awards". SBID Awards. Retrieved 2021-08-06.
  21. ^ Media, Ndertimi (2018-06-07). "Përparim Rama pjesë e jurisë për çmimet e dizajnit të enterierit WIN Awards 2018". Media Ndertimi. Retrieved 2021-08-06.
  22. ^ Media, Ndertimi (2021-05-31). "Kush është arkitekti Përparim Rama që synon ta drejtojë Prishtinën?". Media Ndertimi. Retrieved 2021-08-06.
  23. ^ "Kush është Përparim Rama, me të cilin LDK garon për Prishtinën". Sinjali (in Albanian). 2021-05-29. Retrieved 2021-08-06.
  24. ^ "Përparim Rama, kandidat i LDK-së për Prishtinën". KOHA.net (in Albanian). 2021-05-29. Retrieved 2021-08-06.
  25. ^ "Kristale e Përparim Rama: Çifti shqiptar që tërheq vëmendjen e botës". Rajonipress.com (in Albanian). 2014-02-05. Retrieved 2021-08-06.
  26. ^ "Kush është Përparim Rama, me të cilin LDK garon për Prishtinën". Sinjali (in Albanian). 2021-05-29. Retrieved 2021-08-06.