Jump to content

User:Nevruz.Musa

From Wikipedia, the free encyclopedia

Nevruz Musa

Nevruz Musa u lind më 8 shkurt 1942 në qytetin e Gjakovës. Rrjedh nga një familje e mesme qytetare. Nevruzi u rrit në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, ku kishte shtëpinë e lindjes buzë lumit Krena dhe Namazgjahut, mes duqanesh të ndryshme artizanale, në mesin e të cilave kishte babai i tij punëtorinë e saraçit. Ditëve të hëna aty afër bëhej pazari. Ajo ditë shndërrohej në arenë festivali produktesh dhe prodhimesh artizanale nga më të ndryshmet të traditës së shkëlqyer të artit popullor.

Në atë kohë ekzistonin punëtori zejtare të ndryshme, që krijonin gjësende të mrekullueshme nga druri, argjilli, metali, mendafshi, leshi, e të tjera. Të gjitha këto ishin objekte dhe prodhime për nga punimi të jashtëzakonshme, invencioni, ndërthurja e ngjyrave, trajtave dhe formave. Dalloheshin punimet e qilimave e punimeve të tjeta nga leshi, poçeria, druri, metalet e ndryshme, thurjet e filigranit, kostumet, të gjitha këto punë dore të punuara në të shumtën e rasteve me ngjyra e kolorite mahnitëse. Ky mjedis, ndikoi që autori, Nevruz Musa të krijojë që në moshë të re, përshtypjen dhe bazamentin e vlerave artistike. Këto i krijuan atij më vonë ndjesinë dhe dashurinë për artin.

Nevruz Musa kreu shkollën fillore në Gjakovë, ku u dallua me prirjen e tij për art. Këtë prirje e dalloi mësuesi i tij i artit, i cili e inkurajoi për të vazhduar më tutje, prandaj edhe e vazhdoi shkollën e mesme në Zagreb për të mësuar më shumë mbi artin. Nga ky qytet nuk u nda për shumë vite, për faktin se aty jetoi disa vite dhe u punësua në Ndërmarrjen “IKOM” të Zagrebit, ndërmarrje kjo e cila merrej me punimin dhe përpunimin e sende artizanale. Në këtë ndërmarrje punoi për shumë vite pandërprerë, duke përfituar përvojë dhe njohuri të çmueshme, e kjo përvojë u reflektua gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së tij.

Në vitin 1968 u kthye në Prishinë dhe u punësua në Entin e Teksteve dh e Mjeteve Shkollore, si redaktor teknik, vizatues, ilustrues kopertinash për libra, faqosje dekorative të librave të ilustruar, dhe së fundi si redaktor figurativ e artistik. Në vitin 1970 kreu me sukses Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimin e artit figurati në Prishtinë. Në vitin 1974 u zgjodhë Sekretar i Kryesisë së Shoqatës të Artistëve Figurativ të Arteve Aplikative të Kosovës. Ndërkaq në vitin 1979 punësohet, me propozimin e piktorit Mateja Rodiqi në Drejtorinë e Ndërmarrjeve të Bashkuara “Agrokosova” me seli në Prishtinë. Këtu u morr me të gjitha punët disenjatore e që kishin të bënin me avansimin e plasmanit të produkteve të cilat duhej të kishin kualitetin dhe formën e pëlqyeshme estetike.

Në vitin 1980 kreu Akademinë e Arteve Figurative, degën e dizajnit në Prishtinë, nga e cila Akademi u shpërblye për veprat disenjatore. Prej vitit 1995 deri më 1999 ka punuar si piktor në Ndërmarrjen Gazetare Botuese “Rilindja”.

Prej vitit 2000 punon në atelien e vet private si piktor i lirë në Prishtinë.

UDHTIMET EKSPERIENCE-STUDIMORE: Austri, Gjermani (1969), Itali (1971), Greqi (1974,1975), Shqipëri (1980), Finlandë (1981).

VEPRIMTARI ARTISTIKE: Ka marrë pjesë në më shumë se 18 ekspozita kolektive së bashku me artitë të tjerë, si në ato të organizuara në Kosovë, po ashtu edhe në shtete tjera

DISA EKSPOZITA KOLEKTIVE: Montreal (Canada 1969), Bordighiera (Itali 1970,1972, 1974), Gabrovo (Bullgari 1973,1974,1975), Stutgart (Gjermani 1977), Tokio (Japoni 1978), Maribor (Slloveni 1980), Zagreb (Kroaci 1982), Sarajevë (Bosna dhe Hercegovina 1976), Beograd (Serbi 1979, 1984), Shkup (Maqedoni 1979) etj.

EKSPOZITAT PRSONALE:

1. Në vitin 1984, Prishtinë, në Klubin e Artistëve të Kosovës 2. Në vitin 1992, Tiranë, në Galerinë Kombëtare të Arteve 3. Në vitin 2007, Prishtinë, në Galerinë e Ministrisë të Kulturës 4. Në vitin 2008, Prishtinë, në Objektin e Agjensionit Europian 5. Në vitin 2008, Gjakovë, në Galerinë e Arteve “Vizioni I Ri 2000+” 6. Në vitin 2010, Pejë, në Galerinë e Arteve të Qytetit të Pejës 7. Në vitin 2010, Tiranë, në Galerinë e Muzeut Historik Kombëtar.

VEPRA TE DHURUARA PER QELLIME HUMANITARE:

1. Një vepër arti për Fëmijët bonjak dhe Invalidët e luftës (Nga ekspozita shitëse, 2001) 2. Dy vepra arti për Fondin e blerjes të paisjes laboratorike për diagnostifikimin e leukimisë tek fëmijët (Nga ekspozita shitëse, 2010).

VEPRA TJERA TE DHURUARA:

1. Një vepër, Galerisë së Arteve “Vizioni i Ri 2000+” , pikturën “Gjurmim”, 90 x 90 cm, vaj në pëlhurë 2. Një vepër, Galerisë së Arteve të Pejës, pikturë “Pejzazh”, 40 x 60 cm, vaj në karton. 3. Muzeut Historik Kombëtar - Tiranë, veprën “PERGAMENA - Emblemat e Principatave Shqiptare”’, pikturë 270 x 145 cm, vaj në pëlhurë.

VEPRA TJERA:

Vepra tjera të dhuruara dhe të shitura gjinden në Koosvë, Belgjikë, Finlandë, Estoni, Gjermani, Angli Austri, Kanada Japon, SHBA, Kroaci, Slloveni, Shqipëri.

                                                                                                     Dr. Leontina Gega-Musa


Nevruz Musa

Nevruz Musa me tabllot e veta të ekspozuara shpalosë lojë vizuele dhe gjuhësore që reflekton senzibilitet. Kjo venerohet me forma herë reale e herë ireale, me eksplodim të ngjyrave. Nevruzi qendrimet e veta, marëdhëniet me ambijentin rrethues I vizualizon dhe I shëndrron në përjetime sugjestive pamore.

Në sfonde dallojmë lidhjet aktuale me kohën, rrethanat tragjike, vuajtjet vdekje, luftë. Me linja dhe ngjyra përcaktuese dhe lirike, struktura të kontrolluara krijon ura që bashkon realen dhe irealen, dashurinë dhe kujtesën, humbjen dhe dëshirën, lotin dhe gëzimin. Lëvizjet kaligrafike theksojnë një nerv krijues dhe dorë të sigurtë. Duke përzgjedhur temën, tablloja e formësuar, vizualizimi, përcaktimi hapsinor, të tëra këto shëndrrohen në shenja dhe simbole të kohës. Gjuha pamore dhe natyra e tablosë janë në harmoni me hatyrën e botës, realitetit. Tabloja ka një tërësi autonome sepse struktura e gjuhës pamore e tablosë shpalos mënyrat më të përshtatshme të përmbajtjeve të fuqishme, dramatike. Nevruz Musa ka një sens, ndijesi për matrializim të denjë, funksionalizim të gjuhës pamore, renditje të vlerave në raport me idetë, imagjinatën, dyzimet, kundërvenjet, kontrapunktet kanë kuptime semantike dhe morfologjike.

Forma, përmbajtejet, idetë, material janë në bashkërënditje. Gjuha përcaktuese nuk është vetëm ngjyra, drita apo lëvizja, material hapsinor, por kemi në esencë një sistem unik piktural. Elementet thelbësore, konstituive, konstruktive të tablosë krijojnë tërësi vepruese. Format piktura varirojnë midis atyre asociative dhe figurale, reale dhe ireale. Strukturat përbërse të tablove në mënyrë të mirëfilltë veprojnë në shqisa, në ndenja, në mendje. Ngjyra e tablosë është një fuqi, një dridhje tektonike. Raportet e ngjyrë dhe të dritës përëjnë një vlerë të mbrendshme pikturale. Ritmit I bashkangjiten ngjyra dhe drita me drejtime rrethore dhe radiale. Tablove I përcaktohet fillimi dhe përfundimi. Me durim të theksuar, profesionalizëm sajon hapsirat pikturale, ekspresiviteti, atmosfera dramatike. Ekspresiviteti dallohet me përmbajtje shqetësuese psikologjike.

Ngjyrat, përshtatja e valereve, ndryshimet e regjistrimeve kromatike përthkojnë e një kohe që solli gjak, lot, vuajtje, humbje, djegie, klithje, pikllim, vdekje, shkatrrime, përkundër kësaj Musa gjen shpresën, jetën, kuptimin, mbijetesën. Pejsazhi të fton, të grishë, të ringjallë, të përkujton, të ngacmon. Koloriti herë intenziv e herë I qetë. Tabloja pikturale shfaqë energji, asociacione, emocion, frymzime, atmosferë intime, poetike, reflektime përsonale, arkeptike, shfaqje të gjurmëve për gjëra të dramës individuale dhe kolektive.

                                                                                            Prof. Dr. Skender Boshnjaku


Na ka mbledhur në këtë mbrëmje piktori Nevruz Musa që ka ardhur nga Prishtina së toku me një koleksion punimesh të përfshira në këtë ekspozitë që do të çelim sot. Më lejoni t’i urojmë mirseardhjen dhe ta falenderojmë për nderin dhe gadishmërinë që tregoi për realizimin e këtij aktiviteti në Galerinë tonë.

Ai mban një qëndrim permanent krijues, nje mirë karakterin dhe kërkesat e subjektit që trajton, materialet, specifikën e gjinisë duke fiksuar në të gjuhën e shprehjes idividuale, shpirtin e vet krijues. Ky vizion hera - herës merr spunto nga dekoraviteti dhe ritmika lineare e koloristike e artit popullor gjithsesi si piknisje e jo si transplantim mekanik, si një rezonancë e shpirtit dhe bukurisë së tij të pa përsëritshme. Është një harmoni pra që të ngjall gëzim e kënaqësi.

Në këto kohë e ngjarje që kalon vendi, zgjerimi I sferës figurative, I kulturës sonë mbarëkombëtare, I artit te shqiptarëve kudo e ngado që vijnë, do t’i sjellë vlera të pallogaritshme kulturës dhe artit tonë demokratik. Vetë autori I kësaj ekspozite është pasionant. Me kulturë solide profesionale ai krijon me një dialog në dukje të thjeshtë por të qartë, të mbushur me tinguj e poezi të vërtetë jete.

( Nga Ekspozita e pavarur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, më 07.09. 1992 )

                                                                                            Ksenofon Dilo
                                                              Drejtor I Galerisë së Arteve Fiburative – Tiranë




HULUMTUMI I RAPORTIT MIDIS ELEMENTEVE - Me rastin prezentimit të pavarur të piktorit akademik Nevruz Musa në Klubin e Artitëve në Prishtinë

Ky krijues në këtë prezantim të pavarur sjell 30 vepra figurative. Pejsazhi si njera nga temat më të ekspozuara me këte rast, sjell disa efekte të sukseshme të siperfaqeve në të cilat me anë të vizatimit të rafinuar është arrijtur kalim I harmonishëm gradual prej një hijeje në tjetrën. Hulumtimi I formës, më së miri spikat në veprën “Pejsazhi me drunj” si dhe në vizatimin “Pamje nga Juniku”. Përderi sa e para është më lirike, gjë që intensifikohet edhe nga vet pamja, e dyta përmban një masë që I detyrohet limitimit, kështu që vemendja përqëndrohet në depërtimin epërjetimit tërësor të veprës.

Si këto krijime ashtu edhe disa të tjera ku trajtohen motive qyteti apo motive nga Sharri, në vete ngërthejnë një kompleks hapësirash që janë paraqitur dhe shprehur deri në detaje. Preukupimi I detajizimit për krijuesin nuk është I rrallë, sepse, siç shihet, të analizuarit më të hollsishëm konsiston në hulumtimin, njëherësh në kënaqësinë për zgjedhjen e raportit midis elementeve më të mira. Të tilla janë vizatimet e realizuara me dush të ngjyrosur, të cilat sygjerojnë pak a shumë pikturën, që në krijimtarinë e këtij krijuesi ka raste kur mund ta ndiejmë. Pejsazhet dhe motivet e ekspozuara shihet, pa mëdyshje, se janë realizime të pëjetuara nga realiteti fiktiv objektiv. Mbështetja në parimet e vizatimit klasik e të renesancës si dhe të respektuarit të formës me të gjitha valeret e saja, na flet për një nerv, durim dhe qendrueshmëri të krijuesit. Portreti gjithashtu është I pranishëm, dallohet portreti I vajzës si dhe portretet e dëshmorëve E. Duraku, G. Tërbeshi, A. Tërbeshi dhe I F. Grezdës, të të katërt të paramenduar në sipërfaqet e tyre monetare, të realizuara në një punim. Në kuadër të vizatimit qëndron edhe triptiku, I punuar me dush, zgjedhje kjo mjaft e suksesshme. Në të paraqitet figuracioni I femrës në një sfond të vijëzuar. Botën e fëmijës përpos trajtimit të saj në portrete, e hasim edhe në disa ilustrime, njëherësh në disa projekte për dizajn ku vërehet orvatja e hulumtimit në kulturën e prodhimit si dhe kërkimi I disa prej figurave adekuate, në këtë rast të simboleve të prodhimit të verës. Në këto punime vërehen aktet e fëmijëve të shoqëruar në botë e rrushit, pastaj kalorësit femra si asociacione të frytësmërisë si dhe grupi duke ngreh dolli.

Megjithqë dega e dizajnit grafik te ne është e re, shumë nga realizimet e këtilla dëshmojnë se autorët tanë në këtë aspekt kanë përparësi në vend.

                                                                          Vesta Nura, Rilindja 11. 04. 1984. 


HULUMTUMI I RAPORTIT MIDIS ELEMENTEVE - Me rastin prezentimit të pavarur të piktorit akademik Nevruz Musa në Klubin e Artistëve në Prishtinë

Ky krijues në këtë prezantim të pavarur sjell 30 vepra figurative. Pejsazhi si njera nga temat më të ekspozuara me këte rast, sjell disa efekte të sukseshme të siperfaqeve në të cilat me anë të vizatimit të rafinuar është arrijtur kalim I harmonishëm gradual prej një hijeje në tjetrën. Hulumtimi I formës, më së miri spikat në veprën “Pejsazhi me drunj” si dhe në vizatimin “Pamje nga Juniku”. Përderi sa e para është më lirike, gjë që intensifikohet edhe nga vet pamja, e dyta përmban një masë që I detyrohet limitimit, kështu që vemendja përqëndrohet në depërtimin epërjetimit tërësor të veprës. Si këto krijime ashtu edhe disa të tjera ku trajtohen motive qyteti apo motive nga Sharri, në vete ngërthejnë një kompleks hapësirash që janë paraqitur dhe shprehur deri në detaje. Preukupimi I detajizimit për krijuesin nuk është I rrallë, sepse, siç shihet, të analizuarit më të hollsishëm konsiston në hulumtimin, njëherësh në kënaqësinë për zgjedhjen e raportit midis elementeve më të mira. Të tilla janë vizatimet e realizuara me dush të ngjyrosur, të cilat sygjerojnë pak a shumë pikturën, që në krijimtarinë e këtij krijuesi ka raste kur mund ta ndiejmë. Pejsazhet dhe motivet e ekspozuara shihet, pa mëdyshje, se janë realizime të pëjetuara nga realiteti fiktiv objektiv. Mbështetja në parimet e vizatimit klasik e të renesancës si dhe të respektuarit të formës me të gjitha valeret e saja, na flet për një nerv, durim dhe qendrueshmëri të krijuesit. Portreti gjithashtu është I pranishëm, dallohet portreti I vajzës si dhe portretet e dëshmorëve E. Duraku, G. Tërbeshi, A. Tërbeshi dhe I F. Grezdës, të të katërt të paramenduar në sipërfaqet e tyre monetare, të realizuara në një punim. Në kuadër të vizatimit qëndron edhe triptiku, I punuar me dush, zgjedhje kjo mjaft e suksesshme. Në të paraqitet figuracioni I femrës në një sfond të vijëzuar. Botën e fë mijës përpos trajtimit të saj në portrete, e hasim edhe në disa ilustrime, njëherësh në disa projekte për dizajn ku vërehet orvatja e hulumtimit në kulturën e prodhimit si dhe kërkimi I disa prej figurave adekuate, në këtë rast të simboleve të prodhimit të verës. Në këto punime vërehen aktet e fëmijëve të shoqëruar në botë e rrushit, pastaj kalorësit femra si asociacione të frytësmërisë si dhe grupi duke ngreh dolli. Megjithqë dega e dizajnit grafik te ne është e re, shumë nga realizimet e këtilla dëshmojnë se autorët tanë në këtë aspekt kanë përparësi në vend.

                                                                               Vesta Nura, Rilindja 11. 04. 1984. 
 


Piktura që sjellin fryte të pasioneve

Vendet e paraqitura aty, të inspirojnë të kthehen në imazhe jetëgjata në mendime Artisti Nevruz Musa hapi ekspoziten personale “Universi im”

Galeria e Ministrisë së Kulturës të premtën në mbrëmje, u pasurua edhe me një ekspozitë të radhëa, ku në prani të artdashësve u bë hapja e ekspozitës “Universi im” të cilin e përbënin 20 piktura dhe 5 vizatime të cilat pasqyronin të kaluarën, të sotmën dhe të ardhmen e Kosovës në momentet e pritjeve të mëdha dhe të pritjeve shekullore të Kosovës. Veprat në krijimet e autorit, flasin me shenja dhe simbole të së kaluarës dhe vendet e paraqitura aty, të inspirojnë të kthehen në imazhe jetëgjata në mendime. “Veprimtaria kreative e piktirit të arteve aplikative Nevruz Musa, nga ajo e dizajnit, karikaturës etj., tani kalon në një sprovë të re, në atë të vajit në pëlhurë” janë këto fjalët e thëna nga Mr. Leontina Musa në katalogun e artistit në fjalë dhe sipas saj, këtë radhë autori paraqitet para auditorit me një cikël pikturash, në të cilat ai jetëson idenë estetike të tanishme. “Potenciali I tijë krijues në këto piktura reflektohet me një spekter të madh ngjyrash, me një kolorit intensiv të harmonizuar në tërësi kompozicionale” u shpreh ajo.

Piktura e tij është një refleksion I dashurisë, dhembjes

Pikturat e prezantuara të kësaj ekspozite përmbajnë kontestin e mendimeve, shqetësimeve në memorjen e artistit. Prof. dr. Skënder Boshnjaku me këtë rast u shpreh që muaj simbolik dhe muaji I vendimeve historike është qershori,ngase në këtë muaj SHBA dhe Aleatët Perëndimorë morën nën ombrellën europiane edhe Kosovën. “Autori gjurmon të kaluarën që të mos harrojmë dhe të njohim realitetin dhe aspiratat për të ardhmen, gjithnjë në kërkim të identitetit shqiptar nëpër shekujt duke sjellë përvoja mjaft joshëse të perceptimeve të nduarnduarta të realitetit, të kujtesës të kthesave të mëdha historike, politike, shoqërore, kulturore që janë shfaqur më tablo të këtyre pikturave lirike dhe dramatike”.

Në këtë ekspozitë, u tha që artisti Nevruz Musa është një krijues I formuar, I cili është gjithnjë në kërkime I prirë për tablo me vizion, ekspresivitet me asociacione akretipike që vështirë mund të shlyhen nga mendja. Pikturat e tij, janë një formë e ditarit të lindjes, qëndresat dhe traumat kolektive. Ato janë dësmi për kohërat dhe hapsirat e nën qiellit shqiptar. Kujtesa për vendet e paraqitura siç janë: Çarshia e Madhe e Gjakovës, vendlindja, gjurmë dardane etj.,ringjallen me asociacione, metafora dhe të gjitha këto mbesin në kujtesën tonë duke u berë të pandashme për të tjerët. Ekspozita “Universi im” në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, do të qëndroj e hapur dy javë.

Prishtinë, 17 qershor 2007. Majlinda Doda



VLERA TË PAMOHUESHME

...”Artist tjetër që karakterizohet me një sinjifikacion impresiv është Nevruz Musa, punimet e të cilit janë paraqitje e disa momenteve historike të realizuara në mënyrë të veçantë dhe pos tjerash shprehje figurative e njëmendësisë gjegjësisht e transformimit të kësaj njëmendësije”.

“Rilindja”, nga një ekspozitë kolektive në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë,e vitit 1980.(Shpërblimi i Akademisë së Arteve)

Vesta Nura



Mira Tuci (ALSAT)

Vizatimet e tij duket sikur materializohen dhe marrin jetë sepse ngjizen me një gjuhë shumë ekspresive pamore. Piktori nga Kosova Nevruz Musa ka çelur ekspozitën e tijë përsonale në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. “ Fons paradisi “ - “ Burim I parajsës “ e ka titulluar ai ekspozitën duke thirur që në filles për një eksperiencë mbresëlënëse me pikturat e tij. “ Mesazhi është thjesht artistik. Dëshiroj që piktorët e Shqipërisë të vizitojnë ekspozitën time dhe të shohin përvojën tonë se si ka ecur arti jonë në kosovë “ tha Musa. Gjuha përcaktuese në tablotë e Musës nuk është vetëm ngjyra, drita apo lëvizja, por ai zotëron një sistem unik piktural. Ngjyra e tablosë është e fuqishme, si një dridhje tektonike. Raportet ngjyra-dritë në punët e paraqitura në këtë ekspozitë përbëjnë një vlerë të natyrshme të brendshme të stilit të tijë.

Nentor 2010

ALBANIAN INDIPENDENT NEWS AGENCY by Albanian Telegraphic

“Janë emocione mbrenda një kopshti plot shenja, plot lule, plot ngjyra. Parë në veçanti origjinale si artist mbështetet në shenjën e kombit”. Intervistë e piktorit Kujtim Buza për ekspozitë e piktorit Nevruz Musa në MHK dhënë gazetarit të ATA Edmond Prifti.

Tiranë, 24. 11. 2010.


Musa hap “Burimin e parajsës” në Shqipëri Publikuar: Sot, më 26 nëntor 2010.

Tiranë 26 nëntor - Ata janë dy miq, pensionistë, adhurues të pikturës. “Kështu është bota apo njerëzit ?”, pyet njeri mikun e tijë, teksa bashkë kalojnë në hollin e gjatë në katin e parë të Muzeut Historik Kombëtar. Aty të mërkurën në mbrëmje është hapur ekspozita personale e piktorit nga Kosova, Nevruz Musa. “Burimi I parajsës” është titulli që ajo mban. “ Gjithë këto ngjyra, deri diku më kujtojnë punët e Naxhi Bakallit, I cili kërkonte të ndërtonte e të ndërtonte forma me ngjyra...”, vazhdojnë të flasin dy të moshuarit teksa ndalen në një tablo të madhe ku ngjyrat janë ngrysur në atë mënyrë, që autori e ka quajtur “Emblema e principatave shqiptare”. Për të thonë se u ngjason nga larg si “Valja” e Buzës. Këta dy burra që preferojnë të quhen thjesht pensionistë, edhe pse duken se janë njohës të mirë të pikturës dhe vizitorë të rregullt të ekspozitave, veçojnë tek punët e Nevruz Musës jo vetëm ngjyrat, por edhe një këmbëngulje për të ndërtuar gjendje të ndryshme. E kuqja duket se është njyra më e dashur e piktorit, një ngjyrë të cilën ai e vendos kudo si totem. Piktori e ka të vështirë të përshkruajë veprat e tijë, por mjafton të shohësh dimensionet e mëdha të cilat ai I përdor dhe ngjyrat që derdh mbi të për të kuptuar se ai dashuron hapsirat. “Në qoftë se doni të përshkruaj apo të interpretoj ndonjë pikturë timen, atëherë ju them se veprat e mia nuk I interpretoj. Autorit nuk I takon të flas për veprat e veta. Ai mund të tregojë se si I ka punuar ato, po ashtu mund të tregojë edhe teknikën se si I ka punuar”, ka thënë Musa, I cili madje ka dilemë nëse duhet edhe tu vihet emër pikturave të tij. “A nuk mjafton emertimi I veprës, I cili e orienton shikuesin për brendësinë e veprës dhe përmbajtjen e saj ? Për mua edhe ky emërtim është I tepërt”, shprehet ai.Të punuara në vaj në pëlhurë, vaj në karton dhe vizatime, 70 vepra janë përthëkuar në ekspozitën “ Fons Paradis” ( Burimi I parajsës). Gjakova duket e ndezur në pikturën e tij, e ngjyrosur e tëra me të kuqe, “Livadhi I Ahmet Efendisë”, “Çarshia e madhe”, Livadhi I Tabhanës”... janë një depërtim në zemrën e qytetit që duket se Nevruz Musa e ka inspirim për pikturat e tij. Simboli I këtij qyteti është përhapur kudo në pëlhurë dhe Nevruzi duket sikur kërkon t’i tregojë shikuesve jo vetëm historinë e këtij qyteti që në njëfar mënyre është edhe historia e Kosovës, por edhe shtëpitë, rrugët e fëmijërisë, dhe çastet ku ka ndarë ëndrra të vyera. “ Ka çaste magjike të një ngacmimi të sistemit motorrik kur na shfaqen vegime të ndryshme. Njeriu mund të ketë edhe vegime veprash artistike që ende nuk janë punuar, por zënë vend në memorie. Pra, të gjitha këto piktori mund t’i ketë të depozituara në kokë dhe do të arrijë ndonjëherë t’i realizojë”’ ka thënë Musa. Por kjo ekspozitë të lë të mendos se ai I kthen në tablo vegimet duke u dhënë jetë. Vetë piktori rrëfen se ç’është një pikturë për të. “Pikturat janë fryte të pasioneve, temperamentit. Me ngjyrat përpiqem të japë kuptime psikologjike. Kur përfundoj veprën e cila varet në ekspozitë apo mur fillon vrojtimi apo bashkëbisedimi imagjinar në mes pikturës sime dhe shikuesit”’, ka thënë ai. Nevruz Musa ka punuar për një kohë të gjatë si disenjator dhe kjo periudhë ka lënë shenja në pikturën e tij. Pikturat e tij udhëhiqen nga abstrakcioni, herë - herë janë ireale. Kjo hapësirë, që dominohet nga e kuqja në hollin e Muzeut Historik kombëtar 10 vjet më parë dominonte nga foto që tregonin krimet në Kosovë. Pas “ferrit”, Nevruz Musa rikthehet për të sjellë parajsën e cila ashtu si të gjitha parajsat buron nga shpirti. Nevruz Musa ka filluar të punojë si vizatues në IKOM - Zagreb (1962-1968). Më pas punoi në Entin eTeksteve në Prishtinë, si vizatues, ilustrues librash e kopertinash dhe si redaktor figurativ, prej vitit 1979 deri në 1990 si disenjator për kombinatet e “Agrokosovës”, ndërsa nga viti 1995 deri në 1999, si piktor I gazetës “Rilindja” në Prishtinë. Musa që prej vitit 2000 është piktor I pavarur.

                                                                                                 Esmeralda Bardhyli