Jump to content

User:Suelakoka

From Wikipedia, the free encyclopedia

Kalaja e Petrelës[edit]

Kalaja e Petrelës
Lloji Arkitekture
Vendndodhja Petrelë . Tiranë, Shqipëri
Koordinatat 41°15′17″V 19°51′16″L / 
Ndërtuar në shekullin e VI pasKrishtit
Organi drejtues DRKK Shkodër
Monument Kulture në Shqipëri
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
Lloji Nën mbrojtje
Kriteret I
Nr. i referencës GJ001
Tipologjia Kala
Kalaja e Petrelës në hartë

Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë.

Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte degen e rrugës Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.

Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve. Ne krahun verior te saj ruhen ende mbetje tullash, ndofta cisterne apo mbetej ete nje nderimi me te hershem.