Jump to content

User talk:Mdupont/SFK/Invite

Page contents not supported in other languages.
From Wikipedia, the free encyclopedia

Ftesë për Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Lirinë e Software-it, Kosova 2009.

I dashur popull i Kosovës,

Gjatë vitit të kaluar kemi punuar për të parën veprimtari të një vargu veprimtarish të mëdha edukative. Gjetëm në Kosovë një numër të madh personash të kualifikuar, nga rajoni dhe nga mbarë bota, që do të vijnë në Prishtinë këtë javë t'ju flasin për kompjuterin, parë nga këndvështrimi i lidhjeve të tij me shoqërinë dhe punimit në një botë të re të Internetit. Do t'ju tregojmë mbi fjalën e fundit të teknikës dhe se si e shohim të ardhmen e kompjuterave.

Do të donim t'ju ftonim të vini në Fakultetin Teknik të Shtunën më 8:00. Arsyeja pse po e fillojmë kaq shpejt është numri i madh i diskutuesve. Presim të diskutojnë për tema të ndryshme mbi 40 vetë. Do të bisedojmë se si mund të arrini siguri afatgjatë për veten, familjen dhe biznesin tuaj. Do t'ju tregojmë se si mund të keni një sistem operativ të qëndrueshëm, të çliruar nga viruset, dhe se si të jeni më prodhimtarë, ndërkohë që ulni edhe kostot.

Këtij sistemi këto përfitime i rrjedhin ngaqë bazohet në këto liri të rëndësishme: Liria për të xhiruar një program, për çfarëdo qëllimi; liria për të studiuar se si funksionon një program, dhe ndryshimi i tij që të bëjë atë që doni; liria për rishpërndarjen e kopjeve të tij që kështu të ndihmoni fqinjin dhe liria për ta përmirësuar programin, dhe për t'i hedhur në qarkullim përmirësimet tuaja (apo versionet e ndryshuara, në përgjithësi) publikisht, që kështu të përfitojë tërë bashkësia.

Po ashtu, do të flasim se si një numër i madh njerëzish janë duke punuar së bashku, se si grupe ndërkombëtare njerëzish po ndihmojnë njëri tjetrin duke kapërcyer kufijtë e familjes dhe vendeve, për krijimin e mundësive vërtet globale dhe të barabarta për tërë njerëzit.

Do të paraqesim Wikipedia-n, Wikibooks dhe të tjera projekte bashkëpunimi. Do të paraqesim edhe OpenStreet Map, si një përpjekje bashkëpunimi për krijim hartash dhe udhërrëfyesish mbi Kosovën. Do t'ju tregojmë se si mund të ndihmoni në këto projekte dhe se si mund të sillni një ndryshim! Edhe nëse s'jeni i zoti në kompjuter, mund të ndihmoni në përkthim tekstesh në Shqip. Mund të ndihmoni në krijimin e një harte të Kosovës duke shtuar kafenenë e preferuar ose duke kontrolluar hartën që kemi, apo duke shtuar emra rrugësh. Mund të ndihmoni po ashtu duke dokumentuar historinë e Kosovës, ose atë të sportit tuaj të dashur, në Shqip, Turqisht, në gjuhën Boshnjake, Anglisht, Gjermanisht ose çfarëdo gjuhe tjetër, te Wikipedia.

Po sjellim në konferencë edhe mjaft njerëz nga biznesi, dhe do të keni mundësinë të keni kontakte për vende pune. Në botë ka shumë nevojë për programuesa, përkthyesa, administratorë projektesh dhe ndihmësa. Kosova mund të ndihmojë në to e në të njëjtën kohë të fitojë para. Kur punoni në një projekt të hapur dhe publik, mund të nxirrni në pah veten dhe të shfaqni cilësitë tuaja.

Do të donim gjithashtu t'ju bëjmë të ditura të drejtat tuaja "online" dhe në punë. Do të donim t'ju tregojmë se si të krijoni vlera duke punuar "online" dhe t'i keni të mbrojtura nga ligji. Do t'ju tregojmë mbi ligjet e të drejtave të kopjimit, dhe do t'ju shpjegojmë se si të përgatisni veten për ndryshimet e shoqërisë në vitet e ardhshme.

Kështu pra, ju lutemi, mendojeni ardhjen këtë të shtunë më 8:00. Pak herët, por duhet të fillojme herët, për shkak të sasisë së materialit që na duhet të mbulojmë. Ju lutemi të merrni me vete tërë shokët tuaj, familjen dhe u tregoni për konferencën tërë personave të interesuar mbi teknologjinë e kompjuterave.

Ja një përmbledhje e rendit të ditës : http://kosovasoftwarefreedom.org/inde...

http://flossk.org po kërkon për anëtarë që të ndihmojnë konferencën. Lidhuni me ne, nëse keni pyetje: info@flossk.org

Mund të regjistroheni "online" http://kosovasoftwarefreedom.org/inde...

Kategori: Lajme & Politikë Etiketa: sfk09